Skavica/ Firmosja e kontratës me Bechtel, reagojnë shoqatat e Dibrës

0
5

Vendimi i Qeverisë dhe firmosja e kontratës me kompaninë Bechtel për ndërtimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e Skavicës ka bërë që të reagojë shoqata për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi në Dibër.
Drejtuesit e shoqatës janë mbledhur dhe kanë vendosur që ti drejtohen me një letër-peticion Ministrisë së Energjitikës, përfaqësuesve të kompanisë Amerikane Bechtel, dhe Ambasadores së SHBA-së.
Drejtuesit e shoqatës shprehen se negociatat për ndërtimin e Skavicës duhej të ishin zhvilluar në Dibër me banorët që do të preken nga ndërtimi i këtij ujëmbledhësi kaq të madh, para se të nënshkruhej kontrata.

Ndërtimi i Skavicës do të zhdukë ekzistencën e pjesës më të madhe të Dibrës, ajo do të mbysë dhe do të zhdukë rreth 35 fshatra përgjatë luginës së Drinit, me rreth 10 mijë banorë. Do të zhduken disa vendbanime të hershme përfshirë edhe trojet e Kastriotëve si dhe vendlindja e Gjergj Kastriotit, thotw historiani Haki Pwrnezha.

Studiuesi Hysen Uka thotë se kjo është vepër me interes të madh kombëtar dhe duhet të ndërtohet, por gjithçka duhet të nisë nga Dibra.