Pastori Akil Pano ka postuar një formular që plotësohet nga fëmijët në kopshtet e Tiranës dhe në vend të fjalës ‘nëna’ e ‘babai’ është shënuar ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’. Në një postom në Facebook, Pano shkruan se kjo gjë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe se është në shkelje të plotë të ligjit. Pastori iu bën thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular, që është shpërndarë nga komuniteti LGBTI, të cilët e kërkuan para pak muajsh zëvendësimin e fjalës ‘nënë’.
Debati me Pastorin Akil Pano, Xheni Karaj shpjegon: Përdori gjuhë denigruese, por nuk pres të dënohet. Qëllimi im është ndërgjegjësimi
Denoncimi: Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.
Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën. I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të shqiptarëve.