Këto magazina ndodhen në fshatin Komsi dhe janë rezervat e shtetit. Siç shihet nga pamjet, ata janë të mbuluara me eternity, një material ky kancerogjen. Megjithëse ky material ndalohet me ligj në vendin tonë, ai vazhdon të jetojë pikërisht në këto godina që për shumë vite kanë mbajtur rezervat ushqimore, e nuk dihet nëse të gjitha kanë ende të njëjtin funksion. Por specialistët thonë se Eterniti ka përmbajte të lëndëve kancerogjene. Ky material në Shqipëri është një përzierje 90% me 10% e çimentos me amiantin dhe përdorej dikur për të mbuluar godinat, pasi për shkak të karakteristikave të tij eliminon zhurmën e shiut. Ekspertët thonë që rreziku është aq i lartë sa askush nuk duhet të afrohet pranë magazinës. Eterniti, që zakonisht mbulon çatitë e shumë impianteve industriale apo të objekteve të tjera, duhet të hiqet sipas një protokolli strikt-teknik, përndryshe lëshojnë fibra dhe ka pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve. Materiali i eternitit ka nisur përdorimin në vendin tonë që në vitin 1930, si dhe ka një ligj që e ndalon, por shteti vetë nuk është kujdesur ta heqë atë nga godinat që administron.