Rekamë

Bashkia e Dibrës vijon të mos ofrojë shërbimin e duhur për grumbullimin dhe tërheqjen e mbeturinave të ndryshme

të konsumit të përditshëm. E gjithë rruga nacionale nga qyteti i Peshkopisë e deri në Maqellarë është e pushtuar nga mbetje të ndryshme. Por ajo çfarë e bën këtë problem një skandal të vërtetë, është hedhja e mbeturinave spitalore po në të njëjtin vend me mbeturinat e tjera.

Siç shihet qartë edhe nga pamjet mbetje të rrezikshme spitalore janë në ambjent të hapur. Ndonëse ka një procedurë dhe fond të veçantë për asgjësimin e mbetjeve spitalore, në Dibër ato hidhen në ambjent të hapur duke u bërë një rrezik i madh për banorët.

Këta të fundit thonë se mbeturinat nuk pastrohen në zonat urbane, ndërsa rruga nacionale është totalisht e braktisur në këtë drejtim. Ata ngrejnë alarmin për mbetjet spitalore të cilat rrezikojnë fëmijët nëse i prekin ato.

Aksi nacional Peshkopi – Maqellar vijon të ketë problem ndotjen, ndonëse duhej të ishte një ndër zonat më të pastra të Dibrës për shkak se në të kalojnë edhe turistë apo vizitor të ndryshëm.