Situatë e qetë nga festimet, raste jo problematike

Situatë e qetë nga festimet, raste jo problematike

Nata e ndërrimit të viteve ka kaluar e qetë në të gjithë Qarkun Dibër ku nuk janë shënuar raste problematike. Shërbimet spitalore kanë qenë në gatishmëri për të përballuar çdo lloj situate e megjithatë, për fat të mirë nuk ka patur probleme sa i përket dëmtimit nga lëndë piroteknike apo plagosje të tjera. Zv/drejtori i Spitalit Rajonal Dibër, Beqir Biçi tha se masat kanë qenë marrë për të përballuar çdo lloj situate me mjek specialist në shërbim e të tjerë në gatishmëri, por çdo gjë ka kaluar qetë e paprobleme.

Edhe në qytetet e tjera si Bulqiza, Klosi e Burreli festimet e natës së ndërrimit të viteve kanë kaluar paprobleme. Sipas mjekëve, pranë spitaleve të këtyre qyteteve, qytetarët janë paraqitur për konsum alkooli e ushqimesh dhe jo probleme me lëndët piroteknike apo plagosje të tjera.