Bashkitë Mat e Klos vijojnë të kenë numër të njëjtë të të infektuarish me Covid-19. Në këto dy bashki janë vetëm katër raste aktive të personave të infektuar me virusin korona. Ndërkohë mjekët epidemiolog po ju përgjigjen thirrjeve të qytetarëve që dyshojnë se janë të infektuar nga ky virus, ku në disa raste janë marrë edhe tampon për analizë në institutin e shëndetit publik në Tiranë. Burime për Mat Televizion thanë se gjendja e katër të infektuarve, dy në Burrel dhe dy në fshatrat e Klosit është e qëndrueshme dhe se dy prej tyre pritet tju merret shumë sghpejt tampon për të verifikuar nëse janë shëruar. Në Dibër e Bulqizë situata mbetet e njëjtë. Numri i personave të infektuar në këto dy bashki mbetet 16. Raste të reja nuk ka patur edhe atje këtë të premte, megjithëse po merren tampon nga kontaktet që vijojnë të jenë raste aktive. Duke qenë se numri i rasteve në vendin tonë po rritet çdo ditë, specialistët e shëndetësië vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve për vigjilencë në mbrojtjen e shëndetit të tyre nga Covid19.