Situatë e paqëndrueshme e infektimeve, 19 raste të reja në Mat brenda 24 orëve

0
14

  Situata e krijuar nga pandemia si pasojë e prezencës së Covid-19 vijon të jetë e paqëndrueshme. Numri i qytetarëve që zbulohen të infektuar me koronavirus vijon të jetë esktremisht i ndryshueshëm nga dita në ditë. Vetëm një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 19 raste të reja në Mat, 12 në Dibër dhe nga një rast në Klos e Bulqizë.

Mati ka një ndryshim të madh nga dita paraardhëse ku kishte vetëm dy të infektuar. Specialistët shprehen se rritja e rasteve në këtë periudhë ka ardhur si pasojë e hyrjes së variantit të ri Omicron i cili është më infektues së variantet e mëparshme.

Nisur nga kjo situatë, Drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Bulqizë e Dibër vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të mbrohen sipas protokollit zyrtarë nga infektimet si dhe të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende, të paraqiten pranë pikave të vaksinimit.

Marrja e vaksinës ulë ndjeshëm rrezikshmërinë në rast infektimi, duke shmangur shtrimet në spitale dhe vdekjet.