Ura e fshatrave Dom e Zall-rripë mbi lumin Mat vijon të paraqes rrezik për të gjithë ata që kalojnë mbi të. Edhe pas ngritjes si problem nga Mat Televizion ditë më parë, deri sot nuk është marrë asnjë masë. Qindra banorë me mjetet e tyre vijojnë të kalojnë mbi këtë uurë, disa nga kavot e së cilës janë lidhur me tel.

Për vetë banorët situata është alarmante sa deklarojnë se do të bllokojnë vetë kalimin në të për të mos rrezikuar jetën. Banorët kërkojnë ndërhyje të menjëhershme mbi këtë urë dhe se pushteti vendor të mendojë përfundimin e urës së trenit për ta përdorur për mjetet që kalojnë në këto fshatra.

Banorët thonë se përveç kavove të pasigurta, edhe trarët e dërrasat e urës janë të kalbura, duke shtuar akoma më shumë rrezikun.