Rekamë

Kjo është pamja e aksit rrugor Skuraj – Ulëz mëngjesin e kësaj të hëne. Prania e akullit dhe dëborës ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu thotë se përgjithësisht situata në rrugët nacionale është përmirësuar pasi në aksin Peshkopi – Tiranë qarkullohet lirshëm, ndërsa me vështirësi lëvizet në aksin Ura e Çerenecit – Stëblevë, Peshkopi – Qaf Drajë.
Sipas Shehut 70% e fshatrave në Qarkun Dibër janë të aksesueshëm pas ndërhyrjeve nga ana e pushtetit vendor. Shehu ju bën apel banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri sa të mos ketë rrezik në qarkullimin e mjeteve në rrugët e këtyre zonave.
Që prej ditës së dielë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në Qarkun Dibër.