Situata nga reshjet në Bashkinë Bulqizë
Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në të gjitha rrugët rurale të Bashkisë së Bulqizës. Sipas nënprefektit Avni Muliu më problematike situata ka qenë në rrugët e fshatrave të Trebishtit, Gjuras, dy fshatrat Tërnovë e Madhe e Tërnovë e Vogël etj. Nënprefekti Muliu tha se Bashkia Bulqizë po punon në të gjitha rrugët e dëmtuara duke larguar inertet e rëna, mbushur gropat dhe duke riparuar pjesët e dëmtuara si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Po ashtu, nënprefekti Avni Muliu tha se sa i përket situatës së energjisë elektrike, mbetet normale dhe se nuk ka asnjë zonë problematike në të gjithë Bashkinë e Bulqizës.
Sa i përket terminalit të autobusëve, më në fund gjendja është stabilizuar dhe se nuk ka më prezencë të ujit.