Ministria e Shëndetësisë ka vendosur mbrëmjen e së hënës të pezullojë kontrollin mjekësor bazë, ose të njohur ndryshe si Check Up.
Burime për A2 bëjnë me dije se nga dita e nesërme ky shërbim nuk do të ofrohet më për qytatarët për shkak të situatës së krijuar në vend me virusin Covid-19, i cili deri tani i ka marrë jetën një pacienti dhe ka infektuar 51 të tjerë.
Ky vendim pritet të bëhet public ditën e nesërme dhe pezullimi i tij do të zgjasë për një afat të pacaktuar.
Koncensioni i Check Up është një nga më të sulmuarit prej opozitës dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile. Prej kohësh ata kanë kërkuar pezullimin e tij duke e konsideruar atë një aferë që rëndon shumë në xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Pezullohet kontrolli baze mjekesor,check-up,ne te gjithe vendin. Nga neser ky sherbim nuk do te ofrohet per qytetaret per shkaka te situates se covid-19 ne vend. Ky vendim pirtet te behet publik dotrn e nesrme dhe do te jete ler nje afat te pacaktuar.