Situata nga bora dhe kërkimet për Jurgen Karajn

Situata nga bora dhe kërkimet për Jurgen Karajn
Situata nga moti i keq i ditëve të para të Janarit ka ardhur në përmirësim. Pas ndalimit të reshjeve të dëborës dhe të shiut, autoritetet vendore po vënë nën kontroll situatën duke ndërhyrë në rrugët rurale problematike. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu duke bërë një bilanc të krijuar nga dëmet e shiut dhe borës tha se ekipet e mbrojtjes civile në katër bashkitë e qarkut Dibër janë në terren për të ndërhyrë aty ku ka nevojë dhe për të bërë një vlerësim të saktë të dëmeve të shkaktuara. Nga ana tjetër, Prefekti Nexhbedin Shehu foli edhe për kërkimet që po bëhen në rrjedhën e lumit Mat për gjetjen e trupit të pajetë të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është rrëmbyer që më 10 janar nga rrjedha e ujit pas një aksidenti mëngjesin e të shtunës në zallin e Darsit në Klos. Situata vijon të mbetet problematike me rrugët e fshatrave të thellë të Dibrës dhe Bulqizës ku dhe ka qenë trashësia më e madhe e dëborës së rënë gjatë fundjavës që lam pas.