Situata në Qarkun Dibër e krijuar nga moti keq

Situata në Qarkun Dibër e krijuar nga moti keq
Situata e krijuar nga moti i keq i ditëve të fundit vijon të jetë e rënduar sidomos në Bashkitë Dibër e Bulqizë. Rruga rurale Peshkopi – Lurë e pa qarkullueshme nga bora, por lëvizja e kësaj njësie bëhet nga Rrësheni. Rruga rurale Peshkopi-Selishtë kalohet me vështirësi me zinxhir. Rrugët e brendëshme të fshatrave me qendrat e Njësive Administrative Selishtë, Lurë, Kala e Dodës, Zall Dardhë, Tomin e Lurë. Në Bashkinë e Bulqizës vazhdon e bllokuar rruga mes lagjes së re dhe lagjes së vjetër të qytetit, tek terminali nga prania e ujit dhe akullit. Po ashtu janë të bllokuara rrugët e fshatrave me qendrat Administrative në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh, e pjesrisht Zerqan e Fushë Bulqizë. Sipas emergjencave civile në bashkinë Mat, janë të bllokuara nga dëbora disa rrugë fshatrash në njësinë Macukull. Rruga kryesore që lidhën qendrën Administrative të njësis Derjan me aksin kryesor, vazhdon e rrezikuar të bllokehet. Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme, përveç rrugës Ura e Çerenecit-Steblevë e cila është thuajse e pakalueshme pasi nuk është ndërhyrë me pastrimin e borës nga subjekti ndërtues i kësaj rruge. Akset e rrugës së Arbërit, Qafë Bualli-Krastë dhe Peshkopi-Vasie nga mjete lëvizja bëhet me goma dimërore. Furnizimi me energjinë elektrike është normal, përveç disa Njësive si, Kala e Dodës e Selishtë në bashkinë Dibër. Furnizimi me ujin e pijshëm në nivel qarku është në normalitet.