
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj duke folur për situatën e krijuar nga Covid-19, thotë se janë identifikuar në rang bashkie 253 pensionist të cilët jetojnë të vetëm në banesë dhe është angazhuar për tju plotësuar të gjitha nevojat që kanë.
Kryebashkiaku Malaj u shpreh gjithashtu se në çdo njësi administrative janë vendosur kontaktet e nevojshme për të gjithë të moshuarit që jetojnë të vetmuar dhe kanë nevojë për ushqime apo ilaçe.
Po ashtu, Malaj tha se po ju vihet në ndihmë edhe familjeve ekstremisht të varfra për ta përballuar situatën në kushtet e karantinimit në shtëpitë e tyre.
Nëpërmjet kësaj interviste, kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj bëri edhe njëherë apel qytetarëve që të zbatojnë me përpikmëri rregullat shëndetësore dhe aktin normativ.