Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edi Rama, ka reaguar sot në lidhje me situatën alarmante në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se në çdo pikë hyrëse në Greqi procedura është e njëjta dhe bëhet tamponimi i të huajve. Më tej ai shprehet se Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake kanë qenë gjithë natën me qytetarët dhe i kanë ndihmuar me ujë dhe ushqime.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë̈, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren”, shkruan kreu i qeverisë.