Numri i të infektuarve aktiv me Covid-19 sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një ditë më parë është 38 në të katër Bashkitë e Qarkut Dibër. Por sipas prefektit Nexhbedin Shehu numrin më të madhe të rasteve e mban bashkia Dibër, ku i ka të përhapura pothuajse në të gjitha njësitë administrative. Duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit, Shehu apeloi që të shmangen grumbullimet në mënyrë që të mos ketë përhapje të infeksionit.
Nga ana tjetër, Prefekti Nexhbedin Shehu ju bëri apel banorëve të Qarkut Dibër që të vaksinohen pasi është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.
Qarku i Dibrës momentalisht ndodhet i fundit në shkallë vendi përsa i përket rasteve aktive, ndërsa vendin e parë e zë Tirana me mbi 3 mijë të infektuar aktiv.