Situata e krijuar nga reshjet e fundit, Kreu i PD Mat Arjan Lika, denoncon përmbytjen e rrugës në Urakë

0

Kryetari i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika ka denoncuar përmbytjen e rrugës së Urakë që e lidh atë me Bruçin e Rukajt. Sipas tij, investimet e bëra nuk kanë qenë efikase e cilësore, prandaj është kjo gjendja sot.

Ja statusi i plotë i Likës

Kjo është Uraka e përmbytur. Kjo është cilësia e punëve, mungesa e planit dhe e strategjisë së investimeve të Bashkisë. Banorët janë në mëshirë të fatit.
Fondet harxhohen pa plan, në aslfate e drita elektorale. Sot në situatë fatkeqësie banorët janë të braktisur totalisht.
Sot është dita kur investimet elektorale bëhen pluhur e svlejnë për asgjë, veçse për të mbushur xhepat ose mashtruar qytetarët.