Situata shqetësuese e krijuar nga Covid-19 në Mat, ka bërë që drejtuesit e institucioneve kryesore për menaxhimin e pandemisë në Mat të mblidhen në një takim. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Shefi i Komisariatit të Policisë Mat, Gazmend Demrozi, Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Mat, Edmond Kalthi dhe Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, Roland Meta, zhviluan një takim së bashku me personelin shëndetësor të spitalit të Burrelit. kryebashkiaku Malaj tha se numri i rasteve në Mat vijon të jetë i lartë, ndaj është vendosur që rreptësisht të ndalohen grumbullimet në ceremoni mortore apo gëzimi familjar, si vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit.
Grupi i taskforcës së ngritur do të verifikojë çdo ditë rastet aktive që dalin zyrtarisht nga tamponët që bëhet në Burrel apo atyre në Tiranë. Të gjithë qytetarët që janë të infektuar dhe nuk zbatojnë rregullat e karantinimit në banesë, do të ndëshkohen sipas aktit normativ të qeverisë.