Situata aktuale në Qarkun Dibër sipas Prefektit Shehu: Bora ka arritur deri në 50 cm

0
8

Në territorin e qarkut Dibrës, reshjet e dëborës kanë arritur nga 30-50 cm të cilat vazhdojnë edhe sot por me intensitet të ulët.

Gjendja është si vijon:

Akset e rrugëve nacionale si:
Kuben-Vasije, kalimi pjesërisht me zinxhirë.
Peshkopi-Qaf Draj, kalimi me zinxhirë.
Peshkopi-Ushtelencë, kalimi me zinxhirë.
Qaf Bualli -Krast ,kalimi me zinxhirë.
Ura Matit(lapidari)-Lis, ka prani bore 15-20 cm, kalimi me zinxhirë.
Aksi Skuraj-Burrel i kalueshëm me vështirësi.
Aksi Burrel-Qafë Bualli – Peshkopi i kalueshem ka prani ngricash.

K/Ulez-Ulez, e bllokuar për momentin.
Trebisht-Dogane(xhepisht),30-40 cm borë, e bllokuar për momentin.
Ura e Çerenecit – Klenjë, rrugë e bllokuar në segmentin Ostren-Klenjë, ka prani bore 40-50 cm dhe pjesët e tjera lëvizet me zinxhirë.
Fryn erë e fortë në formë cikloni duke krijuar vende vende duna bore.

Në akset e rrugëve rurale;
Bashkia Bulqizë:
Kemi të bllokuar rrugët e njësive Administrative Trebisht, Ostren. Ndërsa rrugët e fshatrave me qendrat e NjA administrative Martanesh, Zerqan e Shupenze.

Bashkia Dibër.

Kemi të bllokuara NjA Selisht, Lurë, Reç, dhe rrugët e fshatrave me qendrat e NjA Zalldardhë, Kala e Dodës.

Bashkia Klos.

Kemi të bllokuar Nj.Xibër, ndersa kemi te bllokuara fshatrat me qendrat e NjA Gurrë e Suç.

Bashkia Mat.

Kemi të bllokuar fshatrat me qendrat e NjA Macukull, Baz e Lis, ndërsa rrugët kryesore të NjA Macukull, Lis e Derjan, lëvizet me zinzhir.

Janë të angazhuar operatorët kontraktor me mjete e forca dhe leshim kripe, për mbajtjen e rrugëve të kalueshme.

Gjithashtu njësitë vendore janë angazhuar me mjete e forca për hapjen e rrugëve të bllokuara të qendrave administrative dhe në vazhdim të fshatrave.

Kemi furnizim normal me energji elektrike, përveç NjA Lurë e Kala e Dodës, Bashkia Dibër.

Po punohet nga grupet e OSSHE për rikthimin e energjisë në këto njësi.