
Vera e këtij viti ka qenë ndër më të nxehtat prej shumë dekadash. Temperaturat në këtë stinë kanë kaluar disa gradë vlerat normale të periudhës verore pothuajse në të gjithë botën.
Edhe vendi ynë po përballet me temperatura mbi normalen duke bërë që të mbizotërojë thatësira. Megjithëse është thënë që “Vapa ikën me Gushtin”, sinoptikanët parashikojnë vijimin e thatësirës.
Sipas sinoptikanëve të paktën edhe 5 ditët e ardhshme do të jenë të mbizotëruara nga temperatura të larta të cilat do të kalojnë 37 gradë celsius, duke zgjatur kështu edhe thatësirën.
Në pesë ditët e fundit të Gushtit pritet të ketë rënie të temperaturave në vlera normale, kjo edhe për faktin se një pjesë e territorit të vendit tonë do të përfshihet nga reshjet e shiut, kryesisht veriu i Shqipërisë.