Sinjalistikë turistike “ndryshe” në rrugët e Matit

0
14

Në të gjitha rrugët hyrëse për në Mat, vizitorët do të përballen me këto tabela informuese, të cilat do tju shërbejnë atyre për të vizituar atraksionet turistike apo objektet e veçanta.

Në kuadër të zbatimit të projektit “Adrionet”, Bashkia e Matit ka bërë të mundur që këto tabela të vendosura në një shtyllë, të jenë udhërrëfyesit e parë për të gjithë ata që duan të vizitojnë atraksionet e turistike të zonës.

Tabelat janë vendosur në rrugën Skuraj – Burrel pranë Urës së Ulzës, në Burrel tek kryqëzimi i kthesës së Daçit.

Po ashtu, një është vendosur në afërsi të urës së Matit dhe një tjetër pranë klapidarit të Zenishtit.

Vizitorët mund të njihen me anë të këtyre tabelave mbi drejtimin e vendndodhjes së pikës apo objektit që duan të vizitojnë si dhe distancën në kilometra nga aty ku janë.

Dashamirësit e objekteve të veçanta si kalatë, kishat apo parqet natyrore, me vendosjen e kësaj sinjalistike turistike do ta kenë më të lehtë për t’i gjetur.