Sigurimi i ngrohjes në shkolla e ente publike, Prefekti Shehu: Problem mbetet Bashkia Dibër

0
16

15 Nëntori është dita zyrtare që kanë entet publike e veçanërisht shkollat që të ndezin ngrohjen e ambjenteve. Nisur nga kjo datë, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu në një intervistë të dhënë për Mat Televizion tha se në tre bashkitë e qarkut të cilat kanë krijuar ndërmarrjen e prodhimit të druve, është siguuar lënda djegëse për ngrohje. Po ashtu, Shehu shtoi se edhe në ato shkolla që sistemi i ngrohjes është me kaldajë, Bashkitë Mat, Klos e Bulqizë kanë siguruar lëndën pelet apo karburantin.

   Nga ana tjetër, Prefekti Nexhbedin Shehu shtoi se problem mbetet Bashkia Dibër e cila nuk ka ndërmarrje prodhimi të druve të zjarrit, por po e bën me të tretët.