Rekamë

Pak muaj më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë akordoi një fond prej 2 miliard lekësh të vjetra për vendosjen e barrierave metalike në rrugën nacionale Skuraj – Peshkopi.

Në atë kohë Ministria në një përgjigje për Mat Televizion deklaroi se investimi do të përfshinte të gjitha urat dhe segmentet më problematike të këtij aksi. Një ndër urat që ka probleme me barrierat mbrojtëse është edhe ajo e njohur si Ura e Lusës në kufirin ndarës territorial mes bashkive Mat e Klos. Barrierat prej betoni të ndërtuara njëherësh me urën janë dëmtuar, ndërsa riparimi i tyre nuk u bë as me rehabilitimin total që pësoi k yaks rrugor pak vite më parë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se e gjithë rruga e veçanërisht urat duhet të kenë barriera mbrojtëse pasi rreziku është i madh nëse del me mjet nga rruga.

  Problemi i barrierave për këtë urë është bërë disa herë mediatik por zëri i drejtuesve të mjeteve ka rënë në vesh të shurdhër.