Rekamë

Fshatrat e Shqipërisë vijojnë të pakësohen nga popullata nga viti në vit. Fenomenit të braktisjes nuk i ka shpëtuar as fshati piktoresk i Zogjajt në Njësinë Administrative Shupoenzë në Bashkinë e Bulqizës. Dikur në këtë fshat jetonin afro 110 familje ndërsa sot, sipas banorëve, nuk kanë mbetur as 30. Vetë banorët shprehen se rinia e ka braktisur fshatin që nga viti 1990, duke bërë që numri i familjeve të larguara të rritej. Shkak për këtë sipas banorëve të mbetur aty ka qenë mungesa e perespektivës së zhvillimit, punësimit të të rinjëve apo shkaqe të tjera që lidhen me ndërtimin e të ardhmes. Po ashtu, deri sot kanë munguar shërbimet më bazike, si rruga, uji etj. Banorët e mbetur aty nuk kanë më shpresë që ata që u larguan do të rikthehen, madje at ai frikësohen edhe mbylljes së institucionit arsimor të fshatit pasi ka rënë ndjeshëm numri i fëmijëve.

  Fshati Zogjaj ndodhet jo shumë larg Bulqizës, por investimi në infrastrukturë ëhstë bërë këtë vit, ndërkohë që fshati braktisej.