Festat e ndërrimit të viteve por edhe festa të tjera, mosha e rritur i ka përjetuar ndryshe nga brezi i ri. Zire e Bashkim Muharremi, nga fshati Gurrë i bashkisë Klos, e mbajnë mend ndryshe atmosferën e festave të fundvitit. Ata tregojnë se në këtë periudhë mblidheshin së bashku për të përgatitur ballkavanë e natës së ndërrimit të viteve, apo për të bërë vizita uruese tek njëri – tjetri.
Por ajo që e ka zbehur më shumë, thotë çifti Muharremi është largimi i rinisë jashtë vendit. Atmosfera festive për një shtëpi plot, sipas tyre është e zbehtë. Ndërsa festimin në lokale, e konsiderojnë si jo të preferueshëm.
Festat e ndërrimit të viteve kërkojnë një tryezë të mbushur plot me njerëz dhe ushqime, të cilat në shumë familje shqiptare nuk bëhen të dyja bashkë.