Si do jenë temperaturat? Meteorologu: Nga sot deri të enjten do jetë nxehtë. Në fundjavë kemi ulje… - Bota Sot
Foto ilustrim
Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, duke arritur sot deri në 39°C në zonat urbane dhe bregdetare.
Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb, në një prononcim për News 24 tha se vala e të nxehtit do të vijojë deri të mërkurën dhe të enjten.
Në fundjavë pritet një rënie e lehtë e temperaturave me 1-2 gradë Celsius. Gjithashtu, mund të ketë rrebeshe të shkurtra në zona të izoluara.
Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb: Dita e sotme (e hëna) regjistron temperatura të larta. Temperaturat në qytete si Tirana dhe në bregdet shkojnë nga 35 deri në 38 e 39 gradë celcius. Në zonat malore, kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të jetë afër 32 apo 33 gradë celcius. Jo vetëm dita e sotme, por edhe java do ketë temperatura të larta. Deri të mërkurën dhe të enjten do kemi temperatura të larta.
Duke nisur nga dita e premte deri në fundjavë, kemi rënie të lehtë të temperaturave. Vlerat do jenë të larta, por do kemi ulje temperaturash minus 1 apo 2 gradë celcius gjatë fundjavës pra. Do ketë edhe rrebeshe në zona të izoluara për disa minuta. Por në tërësi moti do jetë me temperatura të larta.
comment
Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat