Shulbatërr, kthimi i kullave në bujtina

Shulbatërr, kthimi i kullave në bujtina
Njësitë e bujtinave po bëhen çdo ditë e më shumë në një mundësi që banorët e zonave rurale të mos largohen prej vendit. Në fshatin Shulbatërr të Bashkisë Klos ndodhen disa kulla të cilat janë nga 200 deri në 300 vjeçare. Poseduesit e tyre i kanë parë kohët e fundit si një mundësi e mirë për t’i kthyer në bujtina pritëse. Shaban Zaimi është njëri prej banorëve të Shulbatrrës i cili po investon në kullën e tij 300 vjeçare. Ai tregon se nga dy kullat që posedon njërën do ta kthejë në bujtinë e tjetrën do ta ketë shtëpi për vete. Shabani tregon se do të qëndrojë aty bashkë me dy djemtë të cilët do të merren më pas me manaxhimin e bujtinës. Duke qenë se fshati ka resurse të mëdha për turizmin, Shaban Zaimi kërkon që pushteti vendor të investojë sidomos në sistemimin e ujërave të ndotura. Fshati Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, mbetet unik në të gjithë matin për shkak të kullave shekullore që gjenden pranë njëra – tjetrës.