
Banorët e fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, vijojnë të kenë probleme me ujërat e ndotura, të cilat kanë vërshuar rrugëve. Mosfunksionimi siç duhet i rrjetit të ujërave të zeza ka shkaktuar ndotje në mjedis. Banorët shprehen se për situatën janë ankuar disa herë pranë pushtetit lokal, por nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare. Shumë prej këtyre banorëve ujërat e zeza u kalojnë para dyerve të banesave, ndërsa më pas zbresin deri në rrugën kryesore. Problematike situata sipas banorëve pritet të bëhet me rikthimin e fëmijëve në kopsht, pasi ujërat e ndotura do t’i kenë prezente gjithë kohën. Bnaorët theksojnë se prania e ujrëave të zeza është burim i madh infeksioni ndaj dhe duhen marrë masa të menjëhershme. Këto shqetësime i ngre për “Mat Televizion” edhe kryetari i fshatit Shulbatër, Myrteza Gjini.
Dëmtimi i rrjetit të ujërave të zeza në fshatin Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, po e bën atë të ndotur në çdo stinë të vitit.