Rekamë

  Ky është fshati Shtushaj në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Dikur në këtë fshat jetonin mbi 90 familje e sot kanë mbetur afro 20% e tyre. Banorët e mbetur aty ankohen se një ndër problemet më të mëdha me të cilin janë përballur në këto 33 vite demokraci ka qenë mungesa e ujit të pijshëm. Ata shprehen se edhe pse mali mbi fshatin e tyre ka burime të shumta ujore, nuk është ndërtuar ujësjellës, duke bërë që ujin për konsum ta sigurojnë në ato pak burime natyrore.

  Banorët shprehen se premtimet kanë qenë të shumta nga të zgjedhurit vendor, ndërsa rrugën e asfaltoi ish Kryebashkiaku Lefter Alla, por nevojat e tyre janë më shumë. Ata kërkojnë që të ndërtohet një ujësjellës në mënyrë që ato pak banorë që kanë mbetur të mos largohen. Si pasojë e largimit masiv të banorëve shkolla e fshatit është mbyllur pasi ka rënë ndjeshëm numri i nxënësve.

  Rreth një vit më parë, Bashkia e Bulqizës asfaltoi rrugën Ura e Serebinit – Shtushaj, duke afruar në kohë distancën e banorëve me qytetin e Bulqizës.