Shtrohet rruga kryesore e fshatit Batërr e Vogël

0

Mirëmbajtja dhe ndërhyrja në rrugët rurale nga ana e Bashkisë së Matit është një punë e përditshme e kësaj bashkie. Aktualisht, puna intensive është përqendruar në fshatin Batërr e Vogël e Njësisë Administrative Komsi. Kjo rrugë ishte kthyer në një problem madhor për banorët pasi gjendja e saj ishte tepër e amortizuar. Prej ditësh mjete të Bashkisë së Matit po punojnë për rehabilitimin e këtij aksi.

Ndërhyrja në këtë segment rrugor ka qenë e përgjithshme duke e zgjeruar në disa vende, hapjen e kanaleve në pikat problematike, shtrimin me zhavor lumi dhe më pas me zhavor të imët si dhe ngjeshja me mjetin e rëndë rrul, po e bëjnë atë lehtësisht të aksesueshme nga të gjitha mjetet. Përgjegjës të sektorit të rrugëve në Drejtorinë e Shërbimeve pranë Bashkisë Mat, thanë se pas përfundimit të aksit kryesor, do të vijojë e njëjta punë edhe me rrugët e lagjeve, për t’i kthyer ato në lehtësisht të kalueshme.

Po ashtu, paralelisht po punohet edhe në lagjen “Kolaj” dhe “Kodër çerre”, po të njësisë administrative Komsi. Edhe në këto dy zona po bëhet rehabilitimi i rrugëve të tyre.