
Rruga e lagjes Tejzall në Fushë – Bulqizë që të dërgon edhe në fshatin Tërnovë e Madhe të Zerqanit, është shtruar me zhavor nga pushteti vendor. Por banorët që jetojnë në këtë lagje shprehen se kjo nuk është zgidhja e duhur, pasi sapo të ketë reshje shirash aty rikthehen gropat. Nga ana tjetër, banorët kërkojnë që të vendosen tubacione në mënyrë që të kalojë uji vaditës tek tokat e tyre. Banorët e lagjes Tejzall i kërkojnë pushteti vendor që rruga të asfaltohet, ashtu siç ju është premtuar, pasi lagjja ndodhet ngjitur me rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi. Në mungesë të tunacioneve, banorët kanë çarë rrugën për të kaluar ujin për vaditje në tokat bujqësore poshtë rrugës.
Banorët e lagjes “Tejzall” shpresojnë që kërkesa e tyre do të merret parasysh dhe ky problem të zgjidhet përfundimisht.