Shtimi i rasteve të infektimeve, mjeku Kaja: Vaksinohuni dhe karantinohuni kush preket

0

Situata e infektimeve në vendin tonë po shkon drejt shqetësueses, pasi në ditët e fundit numri i rasteve të reja në rang kombëtar është mbi 800 raste ditore. Po ashtu edhe në Qarkun Dibër, numri i personave të infektuar aktiv ka shkuar në rreth 140. Mjeku pranë spitalit Bashkiak në Bulqizë, Shahin Kaja thotë se numri i infektimeve po vjen çdo ditë në rritje. Sipas tij, simptomat dhe pasojat janë të njëjta me ato të virusit të parë Sars Cov 2 edhe të variantit Delta, ndaj dhe kujdesi duhet të bëhet njëlloj.

Nga ana tjetër, mjeku Shahin Kaja ju bëri apel qytetarëve që të vaksinohen, pasi janë më të mbrojtur ndaj virusit edhe nëse preken më vonë prej tij. Po ashtu, Kaja kërkoi që të gjithë ata që janë të infektuar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, pasi nëse dalin jashtë shtëpisë rrezikojnë të infektojnë shumë qytetar të tjerë.