Rekamë



Sali Berisha duket se e kaloi edhe barrierën e fundit në Kas, ku Partia Demokratike e Lulzim Bashës kërkonte mos regjistrimin e këtij koalicioni!
Berisha duket se nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur punën për të deleguarit e zonës në çdo bashki që në 6 Mars mbahen zgjedhjet e parakohëshme.
Në Durrës Berisha ka deleguar Oerd Bylykbashin, Edi Paloka dhe Igli Cara, në Bashkinë e Vorës të deleguarit janë Flamur Noka, Fiqiri Ismaili. Në Rrogozhinë Keltis Kruja, Arnold Kariqi dhe Gent Strazimiri. Në bastionin e PD në Shkodër ku pritet të jetë beteja më e fortë për ekzistencën e lëvizjes së tij, Berisha është kujdesur të delegojë Voltana Ademin, Albana Vokshi, Çlirim Gjata dhe Luçiano Boçin.
Në Lushnje Luan Baçi e Klevis Balliu dhe në Dibër Belind Këlliçi dhe Aldo Bumçi!
Gara në këto 6 Bashki pritet të përcaktojë përfundimisht edhe fatin politik të Berishës dhe Bashës në betejën e nisur për drejtimin e PD.