Ballina AKTUALITET Shtatë raste të reja në Dibër, por qarku vijon i fundit në...

Shtatë raste të reja në Dibër, por qarku vijon i fundit në shkallë vendi

0

Shtatë raste të reja të të infektuarish me Covid-19 u shënuan një ditë më parë në Bashkinë e Dibrës. Ndonëse kjo bashki kishte numrin më të ulët të infektimeve të reja, situata duket se ka ndryshuar. Në Bashkitë Mat, Klos e Bulqizë nuk u shënua asnjë rast i ri. Në të gjithë qarkun numërohen 44 të infektuar aktiv, duke e bërë qarkun me numrin më të ulët në shkallë vendi.

Por ekspertët shëndetësor nuk shohin asnjë ndryshim me qarqet e tjera pasi infektimet mund të rriten.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Exit mobile version