Shqiptarët të “marrosur” pas ‘Benz’, del raporti për makinat më të përdorura

0

Afro gjysma e automjeteve që përdorin qytetarët shqiptarë për të qarkulluar në Shqipëri janë të prodhuara në Gjermani. Kjo tendencë duket se vijon të mbetet e njëjtë prej shumë vitesh. Një raporti i INSTAT mbi “Karakteristikat e mjeteve rrugore” për vitin 2019 rezulton se ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz në nivelin 30,7%, e ndjekur nga Volkswagen me 16,6% dhe Ford 10,0%. Numri total i autoveturave në Shqipëri është rreth 500 mijë. Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz”.