Shqiptarët në gjyq, përdhunuan një britanike 29 vjeçare, habisin me justifikimin

Shqiptarët në gjyq, përdhunuan një britanike 29 vjeçare, habisin me justifikimin

Dy emigrantë ilegalë shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Skoci për përdhunimin e një 29 vjeçareje. Sipas medias skoceze, shqiptarët janë Griselt Maranaku, 33 vjec dhe Elton Baga, 32 vjec. Ky i fundit njihej edhe me një tjetër emër Leo Baga, shkruan Panorama.

Të rinjtë e përdhunuan vajzën e re më 9 Janar të 2019. Sipas mediave, Maranaku tha në gjyq se marrëdhënia seksuale kishte ndodhur me dëshirën e 29 vjeçares.

Ndërsa Elton Baga, duke u mbrojtur tha në gjyq se e reja i kishte ftuar vetë për seks tresh. Të dy ata i mohuan akuzat, por gjykata i shpalli fajtor dhe tha se dënimi do jepet gjatë këtij muaji.