Kanë qenë të shumtë personazhet që kanë reaguar pas tërmetit të sotëm, ku kanë mbetur të vdekur deri më tani 20 persona.

Në një mënyrë tepër prekëse është shprehur edhe aktori Çun Lajçi, duke shkruar disa vargje vërtetë emocionuese.

Vargjet nga Çun Lajçi:

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni