Shqiperia mori zyrtarisht kryesine e rradhes se OSBE-se per vitin 2020. Nga Bratislava, kryeministri Edi Rama e cilesoi nje moment historik per vendin duke u zotuar se dialogu do te vijoje dhe bashke me te lufta kunder kopprusion si nje e keqe qe demton rajonin. Shefi i qeverise shqiptare shfaqi sigurine dhe besimin se Shqiperi do te shkelqeje ne kete detyre qe i eshte besuar.
Rama

Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë. Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Përsa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE.
Kryeministri theksoi se Shqiperia ka detyron te drejtoje OSBE-ne ne 45 vjetorin e saj, prandaj pesha qe duhet mbajtur ne kurriz eshte e madhe.