Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe na shuan ëndrrën për Botëror

Shqipëria fal shumë, Polonia na përmbys në Varshavë dhe na shuan ëndrrën për Botëror

Ëndrra për në Botëror shuhet përfundimisht. Shqipëria mposhtet 2-1 në Vrashavë nga Polonia në një sfidë ku kuqezinjtë falën shumë.Sfida nisi me ritëm të lartë nga polakët, por në mesin e pjesës së parë, kuqezinjtë morën lojën në dorë. Ishte Arbër Hoxha në minutën e 42’, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e polakëve, kaloi portierin vendas dhe tundi rrjetën.