Rekamë

Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se 42 raste të dyshuara kanë rezultuar negative. 

I pranishëm në mbledhjen e task forcës, drejtori i zyrës së OBSH-së deklaroi se mes qytetarëve nuk duhet të krijohet panik dhe se informacioni duhet të merret përmes autoriteteve. Ai tentoi t’i japë përgjigjje edhe pyetjes së gazetarëve se pse në Shqipëri nuk ka ende të prekur nga koronavirusi. 

“Ne po përpiqemi të mësojmë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri. Personat e prekur në vendin tim nuk kishin udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kishin pasur kontakte me persona të prekur. Një pikë tjetër është edhe informimi. Element kyç është informimi dhe duhet të shmangim keqinformimin. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme sepse i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit”, deklaroi ai.