Shqipëri-SHBA: Partneritet i Pathyeshëm dhe Aleancë Strategjike
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësia e kahershme ndërmjet dy vendeve.
Hoxha theksoi se SHBA mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë, ndërsa të dy vendet vijojnë bashkëpunimin edhe në kuadër të NATO-s.
Gjatë bisedës, u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësia e kahershme, si dhe aleanca e palëkundur në kuadër të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.
Diskutimet përfshinë gjithashtu zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, duke përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Siguria e aleatëve tanë mbetet e panegociueshme.
Po ashtu, u shkëmbyen pikëpamje mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale, rritjen e qëndrueshmërisë demokratike dhe avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.