Rekamë

Pak dit më parë banorë të fshatit Karicë në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit ngritën shqetësimin pasi ujqërit po zbrisnin deri në qendrat e banuara. Banorët e këtij fshati arritën që të asgjësojnë kafshën e egër pasi sulmoi tufën e bagëtisë. Ndërkohë për këtë ngjarje ka marrë dijeni edhe prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Ky i fundit tha se ka sygjeruar ngritjen e një bashkëpunimi me shoqatat e gjuetarëve për të kontrolluar pyjet afër zonave të banuara. Ndërkohë, kafshët e egra në vendin tonë kohët e fundit kanë sulmuar edhe qytetar siç ishte rasti i pak ditëve më parë në malin e Gjalicës në Kukës. Ekspertët thonë se shkak i zbritjes së kafshëve të egra deri në zonat e banuara është prerja masive e pyjeve dhe zhdukja e kafshëve të tjera në male me të cilat ushqeheshin më parë.