“Shpërthen” Donald Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

“Shpërthen” Donald Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

Donald Trump vazhdon të sulmojë ashpër shtypin amerikan, duke shënjestruar CNN

dhe në veçanti New York Times për mbulimin e tyre të bombardimit të centraleve

bërthamore iraniane. Në dy postime të botuara në Truth, Trump akuzoi median për përhapjen e lajmeve

të rreme dhe bëri thirrje për shkarkimin e menjëhershëm të gazetarëve të

përfshirë. “Flitet se New York Times dhe CNN po dështojnë, janë gati të shkarkojnë

gazetarët që shpikën historinë e rreme për centralet bërthamore iraniane, sepse

e kanë kuptuar gabim. Le të shohim çfarë ndodh?” shkroi ai në një postim të

parë. Ndërsa më pas vijoi: “Gazetarët e lajmeve të rreme në CNN dhe New York Times

duhet të pushohen menjëherë nga puna! Njerëz të ligj me qëllime të

neveritshme!!!” (BalkanWeb)