Rekamë

Një predhë lufatarake është konstatuar një ditë më parë në shtratin e lumit Mat në afërsi të qytetit të Klosit. Dyshohet se predha e pashpërthyer të jetë aty prej kohësh ndërsa është vënë re nga banorë të zonës që jetojnë aty pranë.
Nisur nga kjo, është lajmëruar menjëherë policia e shtetit ku për ta parë nga afër kanë shkuar efektivët e stacionit policor të Klosit.
Predha luftarake është gjysmë e zbuluar nga zhavori i lumit, ndërsa nuk ka guxuar askush ta zhvendosë pasi nuk dihet gjendja e saj.
Policia e Matit ka njoftuar forcat xhenjere të cilat erdhën nga Tirana dhe bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të predhës.
Pak ditë më parë në fshatin Baz të Bashkisë së Matit u zbulua një minë antitank, ndërsa është dashur që të vijnë ekspertët e xhenjos nga Tirana të cilët e morën me vete për ta demonutar në poligonin e posatshëm.
Prania e municioneve luftarake në zonën e Matit lidhet me depot e shumta të armatimeve që kanë qenë në këtë zonë dhe që ranë në duart e popullatës gjatë vitit të mbapsht të 97-tës.