Gjykata e Lezhës ka vendosur ditën e sotme masën e arrestit me burg për katër vite ndaj presidentit të klubit të Kategorisë së Parë, Besëlidhjes, Gjok Nokës. Noka është dënuar për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e tjetërsimit të tokave në bregun e Shëngjinit.
Gjykata e Lezhës dha verdiktet për ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokajn (4 vite burg), ish-drejtorin i Hipotekës së Lezhës Artan Dajën (2 vite burg), ish-n/kryetarin e bashkisë së Lezhës Enver Hafizin (1 vit burg) dhe ish-kryetarin e Këshillit Bashkiak të Lezhës Gjok Nokën (4 vite burg).
Për t’u theksuar se ky vendim nuk është i formës së prerë dhe në këtë formë, zyrtarët e dënuar nga ana e Gjykatës së Lezhës kanë mundësinë e apelimit të çështjes.