Policia e Tiranës ka shoqëruar gazetaren e sportit, Ilda Bejleri, e cila u përfshi  në një aksident që ndodhi dje rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, ku u lëndua qytetarja, Eriketa Gjuzi.

Burime bëjnë me dije se Bejleri u mor në pyetje gjatë natës në komisariat, dhe më pas u la e lirë. Mësohet se bukuroshja e ekranit do të hetohet për rastin në fjalë nga Prokuroria. Sipas policisë, Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targë “AA 998 NY”, ka aksidentuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, Eriketa Gjuzin, 63 vjeçe. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.