Shoqëria civile do të kërkojë hapjen e listave edhe për këshilltarët bashkiak

0

Në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar u zbatua lista pjesërisht e hapur për kandidatët për deputet në mandatin 2021 – 2022 të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë shoqëria civile ka marrë një tjetër nismë, atë të hapjes së listave për kandidatët për këshillat bashkiak. Ish Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Kristaq Kume ishte në një takim me këshilltarë të këshillit bashkiak Mat, drejtues vendor e shoqëri civile për të prezantuar këtë nismë. Kume tha se me listat e hapura edhe në këshillat bashkiak, opërfaqësimi qytetar do të jetë më i mirë se ai aktual.
Nga ana tjetër Kume tha se hapja e listës së propozuar nga shoqëria civile është ndryshe nga ajo për deputet pasi në këtë rast kërkohet hapja 100%.
Shoqëria Civile synon që nismën e tyre ta fusin në kodin zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme lokale, duke bërë që në zgjedhjet e pas një viti të implementohet.