Shoferët: Gurorja në Rrugën e Arbrit një tjetër stres për ne . Hapja e gurores po rrezikon shembjen e urës, gurët fluturojne çdo ditë mbi rrugë

0

Ka qenë plasja në një gurore pranë fshatit Pojan, nga firma Gjoka, ajo që ka shkaktuar probleme të rënda në Rrugën e Arbrit, ku ka rrezikuar edhe shembjen e urës.

Makineritë janë ende në terren duke u përpjekur të copëzojnë gurët e mëdhenj që zbresin herë pas here nga shpati i malit.

Gazetari Enver Doçi raporton për Mattv.al se kanë qenë disa të sëmurë të nisur për në Tiranë për trajtim të mëtejshëm, të cilët kanë mbetur në zonë për rreth tre orë, duke qenë se rruga ishte e bllokuar.

Firma Gjoka bën shpërthime në zonë për të siguruar materiale për Unazën e Madhe të Tiranës. Shoferet intervistuar shprehen te indinjuar pasi perveç problemeve qe rruga ka ne te gjithe aksin duhet ti shtojne hehtes edhe stresin qe guret e kesaj gurorje mund te fluturojne siper makinave te tyre