Shkrimtari Amadeo Baçi dhuron 50 romane të tjera për bibliotekën “Pjetër Budi”, Mat

Shkrimtari Amadeo Baçi dhuron 50 romane të tjera për bibliotekën “Pjetër Budi”, Mat

  Në kuadë rtë muajit Tetor i cili njihet si muaji i Letërsisë, shkrimtari i mirënjohur amadeo Baçi zgjodhi Matin për të bërë dhurimin e 50 romaneve të tjerë të tij për bibliotekën “Pjetër Budi” Mat. ishin drejtuesit e kësaj të fundit që organizuan një takim me shkrimtarin Baçi, poet të tjera, nxënës të shkollave dhe drejtues të institucioneve. Duke qenë se kjo është hera e dytë që shkrimtari Baçi dhuron libra për bibliotekën e Matit, Kryebashkiaku Agron Malaj i dorëzoi atij një çertifikatë mirënjohje.

Ndërkohë, poeti Basir Bushkashi, ish Drejtori i Burgut të Burrelit, Nerim Dema, tregun njohjet e para me shkrimtarin Amadeo Baçi.

Vetë shkrimtari Amadeo Baçi tha se ndjehet matjan me vlerësimet dhe atë çka i ka dhënë Mati në gjithë vitet që ka qëndruar këtu.

Fondi i romave të dhuruara për bibliotekën “Pjetër Budi” Mat nga romancieri Amadeo Baçi ka shkuar në 100.