Shkopeti vijon të ndotet pranë burimit në “Vabli”
Asnjë ndërgjegjësim qytetar nuk ka patur tani për të mos hedhur mbeturina në breg të liqenit të Shkopetit, me gjithë apelin e bërë vazhdimisht në media.
Persona që shfrytëzojnë burimin ujor në vendin e quajtur “Vabli” dhe ata që ndalen për të pushuar, po vijojnë të ndotin mjedisin në këtë zonë, duke i dhënë një pamjet tejet të shëmtuar luginës piktoreske të Shkopetit.
Tabelat informuese për mbajtjen pastër të ambjentit dhe paralajmërimet për ndëshkime në rastet e konstatimit, nuk i kanë stepur aspak dashakeqësit e natyrës që vijojnë të hedhin bidona plastik e mbetje të tjera nga më të ndryshmet në këtë zonë.
Pirgu i mbeturinave i krijuar kohë më parë është pastruar nga Bashkia e Matit, por kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin pasi mbetjet vazhdojnë të hidhen.
Kontejneri i vendosur kohë më parë është shembur nga vendi ku qëndronte dhe ka mbetur pak metra pa rënë në ujërat e liqenit të Shhkopetit.
Lugina e Shkopetit është një ndër atraksionet e rëndësishme turistike të Matit. gjatë gjithë vitit ajo pret vizitor të ndryshëm që duan të shijojnë natyrën dhe peizazhet e saj të mrekullueshme, ndërsa prania e mbeturinave është një element i shëmtuar i kësaj zone